MENU E PLOTË E TESTEVE PËR COVID-19- Për termin ju lutem të kontaktoni 071/278-529, 078/218-731

 

Ju informojmë se duke filluar nga data 18 maj 2020, Në Laboratorin Avicena është e disponueshme MENU E PLOTË E TESTEVE PËR COVID-19:

 

1.       Teste molekulare Real time RT-PCR për DETEKTIM TË VIRUSIT SARS-CoV-2 nga brisi

2.       TEST IMUNOLOGJIK PËR PËRQENDRIMIN E ANTITRUPAVE:

 - IgМ+ IgA+IgG antitrupa ndaj COVID-19 (SARS-CоV-2)                    

 - IgG antitrupa ndaj COVID-19 (SARS-CоV-2)                                   

 - Test imunologjik për përqendrimin e antitrupave total ndaj COVID-19 (SARS-CoV-2)      

 

Kombinimi i të dyja llojeve të testeve jap pamje të plotë dhe reale për ngjarjen në organizimin e njeriut, kështu që testet imunologjike dhe molekulare janë komplementare dhe plotësohen njëri me tjetrin. Nëse me testet molekulare kryhet detektimi i pranisë së vetë virusit ose madje edhe vetëm sekuencë e ARN-së së virusit, me ndihmë të matjes së përqendrimit të antitrupave, fitohet pamje për atë nëse organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe se si është përgjigja imunologjike e organizmit në luftën me këtë virus.

 

TEST MOLEKULAR PËR DETEKTIM të virusit SARS-CoV-2 (COVID-19) nëpërmjet brisit

 

Testi molekular paraqet standard të artë në testim, sepse me ndihmë të teknikave molekulare, kryhet detektim i pranisë së vetë virusit, madje edhe vetëm me sekuencë nga ARN-ja e vetë virusit. Testi që përpunohet në Laboratorin Avicena është: 

 

Test shumë preciz Real time RT-PCR për detektim të vetë virusit SARS-COV-2

Test i certifikuar CE-IVD dhe i validuar për përpunim të plotë automatik

Testi i vetëm që kryhen skrining dhe konfigurim të njëkohshëm për të gjitha tre gjenet target të virusit, me kontroll të përfshirë të brendshëm

Në pajtueshmëri me normat dhe rekomandimet botërore të WHO, US CDC, Ch-CDC

 

TESTE KUANTITATIVE DHE IMUNOLOGJIKE NËPËRMJET GJAKUT, PËR PËRCAKTIMIN E PËRQËNDRIMIT TË ANTITRUPAVE IgM +IgA DHE ANTITRUPAVE IgG ndaj virusit SARS-CoV-2

Testet imunologjike që përpunohen në Laboratorin Avicena janë CE-të certifikuar, punohen në analizator imunologjik tërësisht automatik. Ndryshe nga testet e shpejta, rezultati që fitohet është përqendrim i saktë numerik i antitrupave të pranishëm, dhe testi ka ndjeshmëri dhe specifikë klinike  jashtëzakonisht të lartë.

                         

 Matja e përqendrimit të antitrupave IgM, IgA dhe IgG kanë vlefshmëri tek:

 

      -           DIAGNOZA NË FAZËN E HERSHME TË SËMUNDJES

Shfaqja e antitrupave do të thotë që organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe është aktivizuar sistemi imunologjik i organizmit. Zakonisht fillimisht shfaqen antitrupat IgM dhe IgA, rreth 5-7 ditë pas kontaktit me virusin, dhe antitrupat IgG rreth 14 ditë nga kontaktit me virusin. Me matjen e përqendrimit edhe të antitrupave IgA, zmadhohet në mënyrë plotësuese ndjeshmëria klinike e testit.

 

-            ZBULIM TË PACIENTËVE ASIMPTOMATIKË

 

Do të zbulohen personat që nuk kanë ose nuk kanë pasur asnjë simptomë, dhe kanë qenë në kontakt me virusin.

 

-            PACIENTË ME SIMPTOMA KLINIKE, GJATË TESTIT MOLEKULAR NEGATIV

 

 Ekzistojnë raste kur për më shumë arsye, testi molekular mund të jetë i rremë negativ. Në këtë mënyrë, testet imunologjike do të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë dilemave.

 

-            NDJEKJE TË RRJEDHËS SË SËMUNDJES DHE FAZËN NË TË CILËN GJENDET SËMUNDJA

 

-            RËNDËSIA PARASHIKUESE PËR RRJEDHËN E SËMUNDJES

 

Ekzistojnë studime klinike që theksojnë se përqendrimi i zmadhuar në mënyrë të konsiderueshme për të dyja llojet e antitrupave lidhet me një rrjedhë më të keqe të sëmundjes dhe rezultat më të keq.

 

-            NDJEKJE TË INFEKSIONIT TË KALUAR

 

Detektimi i antitrupave IgG, gjatë testit molekular negativ tregon se mbase kemi qenë në kontakt me virusin në të shkuarën ose e kemi kaluar infeksionin pa simptoma. 

 

-            NDJEKJE TË EKSPOZIMIT NË NJË PJESË TË POPULLATËS NDAJ VIRUSIT  (psh. Punëtorët shëndetësorë)

 

Me këto teste jepet mundësi për testimin e një pjese të popullatës, për shkak të informacionit nëse personat kanë qenë në kontakt me virusin, nëse kanë antitrupa mbrojtës etj.

 

-    MUNDËSI PËR SELEKTIM TË PLAZMËS PËR QËLLIME TERAPEUTIKE NGA PACIENTË ME INFEKSION TË KALUAR

 

Përqendrimi i antitrupave në gjakun e pacientit që e ka kaluar sëmundjen është kyçe që të kryhet selektim i pacientëve që janë dhurues të përshtatshëm të plazmës konvaleshente,  me të cilën do të mund të mjekoheshin të sëmurët nga COVID-19.

                                                                                                                    

Tabelë për interpretim të rezultateve*

Test për Përqendrimin e IgM+IgA

Test për Përqendrimin e IgG

INTERPRETIMI

negativ

negativ

Përjashtohet ekzistimi i infeksionit ose është në vijim të inkubacionit („window” periudhë)

pozitiv

negativ

Fazë e hershme e infeksionit 

pozitiv

pozitiv

Fazë aktive e infeksionit, fazë  vonë e infeksionit ose shërim 

negativ

pozitiv

Fazë e vonë e infeksionit / infeksion i kaluar / infeksion i përsëritur

 

 

Tabela për interpretimin e rezultateve është vetëm drejtues dhe udhëzues për vendimin e mëtejshëm dhe jo diagnostikim definitiv. Për diagnozë të sëmundjes me COVID-19, është i nevojshëm kombinim me teste molekulare, ekzaminim klinik dhe gjetje nga ekzaminime të tjera klinike.

 

 ÇMIMI I TESTIT

 

MOLEKULAR Real time RT-PCR TEST 

 

Molekular test për detektimin e SARS-CoV-2                 3.000,00 den.

 

TEST IMUNOLOGJIK PËR PËRQENDRIMIN E ANTITRUPAVE  

 

IgМ+ IgA+IgG antitrupa ndaj COVID-19 (SARS-CоV-2)               1.800,00 den.

IgG antitrupa ndaj COVID-19 (SARS-CоV-2)                                     1.200,00 den.

Test imunologjik për përqendrimin e antitrupave total ndaj COVID-19 (SARS-CoV-2)       1.200,00 den.

 

PAKETË E PLOTË TESTI PËR COVID-19  

 

Test molekular + Test kuantitativ për antitrupa IgA+IgM dhe IgG     4.000,00 den.

 

Test molekular + Test kuantitativ për antitrup total                3.600,00 den.

 

MOSTRA E NEVOJSHME

-Bris nazofaringeal / orofarinegeal për test molekular për detektim të virusit SARS-CoV-2 

-Gjak venoz për test për teste imunologjike nëpërmjet gjakut, për përcaktimin e përqendrimit të antitrupave IgM +IgA dhe IgG ndaj virusit SARS-CoV-2

 

 

  SHËNIM I RËNDËSISHËM!

 

 -  Mostra për testim merren vetëm në laboratori në lagj.Taftalixhe (nga ora 07.00 - 19.00) dhe Tetovë (nga ora 08.00-14.00).

 

-  Prenotimi është i obligueshëm në numrat e tel: 071/278-529, 078/218-731, 071/269-623; 072/319-850

 

 

  LABORATORI DO TË PUNOJË NË MËNYRË TË PAPENGUAR ME TË GJITHË PACIENTËT DHE DO T’I OFROJË TË GJITHA SHËRBIMET LABORATORIKE, GJATË TË GJITHË ORARIT TË PUNËS, SEPSE PACIENTËT PËR TEST PËR COVID-19 DO TË PRANOHEN NË HAPËSIRË TË VEÇANTË.

 

 

 

       Gjatë vizitës së laboratorit për testim për COVID-19, patjetër duhet të plotësoni "Pyetësorin për pacientë për testim për COVID-19" me të gjitha të dhënat e kërkuara.

 Ju mund ta shkarkoni pyetësorin duke klikuar në linqet në vijim: Pyetësorin për pacientë për testim për COVID-19

Laboratori Avicena, në kushte të pandemisë me COVID-19 në nivel global dhe në interes të mbrojtjes për shëndetin e të punësuarve, shëndetin e pacientëve dhe shëndetit publik, çdo ditë i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme në pajtueshmëri me udhëzimet na Komisioni i sëmundjeve ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH, për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.